Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen “4 heronjtë” të qytetit të Vlorës. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme apo të lënduar.
Sakaq, mësohet se ka qenë vetë i zoti i shtëpisë që ka arritur ta nxjerrë bombolën në kohë, teksa ajo ka shpërthyer jashtë banesës.
Ndërkohë, zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë për ndihmë në vendngjarje.