Në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një shpërthim në Tiranë. Sipas policisë rreth orës 05:00 është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka” në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga A. Xh., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.