Një shpërthim ka ndodhur në një godinë të përshtatur si studio muzikore në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit në rrugën “Arben Broci”.

“Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike”, njoftoi Policia.

Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat).

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.