
Një shpërthim tritoli është regjistruar gjatë natës në qytetin e Krujës. Mësohet se sasia e tritolit ka shpërthyer në aksin Fushë Krujë- Krujë në afërsi të lagjes Zim Zenel të këtij qyteti.
Është e paqartë se cili ka qenë objektiv i sulmit pasi sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës. Nuk dihet nëse autorëve kanë dashur t’ia vendosin ndonjë biznesi në zonë, apo i ka rënë ndonjë automjeti në lëvizje.
Shpërthimi ka qenë i fortë saqë janë thyer xhamat e vitrinat e disa banesave e bizneseve aty pranë. Shpërthimi është regjistruar rreth 2 pas mesnate.