Dy vite e gjysmë pas shpërthimit me tritol ne objektin ne ndërtim te biznesmenit Liman Gjoka në zonën e “Ranës se hedhun” në Shëngjin, policia e Lezhës ka arrestuar një person te dyshuar si porositës i ngjarjes.

Zef Kola banues ne Tirane është ndaluar me urdhër te prokuronit te çështjes Françesk Ganaj, i cili pas hetimeve me metoda speciale ka arritur te zbardhë plotësisht ketë ngjarje.

Si autor te vendosjes se lëndes plasëse me herët janë dënuar me burg nga gjykata e Lezhës dhe 2 autorët Erald Pajtani me 4 vite burg dhe Angli Stafuka me 2 vite.