Deklarata e Fifit për Adis Patushin vijon të ndezë debat. Zhaklin Lekatari është përplasur së fundmi me bashkëshorten e pastorit Akil Pano, Lindita Pano, gjatë një emisioni televiziv.
Statusi i Fifit ku i kërkonte falje Adisit se nuk e ka ruajtur virgjërinë për të, është komentuar gjatë pasdites së sotme në emisionin “Rudina”, ku në fokus ishte përplasja virtuale mes këngëtares dhe blogurës Zhaklin Lekatari. Kjo e fundit ishte pjesë e panelit të të ftuarve në emision, së bashku me Iva Tiçon dhe Lindita Panon.
Gjatë diskutimit në studio Zhaklin Lekatari dhe Lindita Panor debatuan ashpër.
Iva Tiço: Ne jetojmë mes 2 brezave, jetojmë nga njëra anë me brezin e gjyshërve. Unë në këtë rast, në këtë debat e kanë bërë portalet. Ato titujt e portaleve… Zhaku mund të kursente fjalën neveri.
Lindita Pano: Jo vetëm neveri, por edhe gjesti në fund fare për mua është gjest diskriminues ndaj Fifit dhe pa respekt.
Zhaklinë Lekatari: Zonja Pano, ju nuk kuptoni një gjë, ne nuk jemi të gjitha njësoj. Zonja Pano, të lutem, po të drejtohem, a mund të më shohësh? Zonja Pano, a mund të më shihni apo nuk më shihni dot? Unë po flas me ju tani. Po flitet për mua. A mund të më shikoni kur unë ju flas sepse e keni bërë disa herë që nuk më shikoni. Kjo quhet edukatë në dialog dhe në debat. Zonja Pano, unë besoj se ju më keni parë shpeshherë në debat dhe në panele të tjera dhe ju e dini që kjo jam unë.
Lindita Pano: Nuk të kam parë shpesh në fakt.
Zhaklinë Lekatari: Çudi sepse unë shpeshherë jam me burrin tuaj në debate dhe besoj se ju e shihni burrin tuaj kur del në emisione.
Lindita Pano: Ka raste edhe që nuk e shoh.
Zhaklinë Lekatari: Në ato raste kur e keni parë burrin tuaj, kam qenë dhe unë atje dhe besoj që jeni në dijeni që unë dhe burri juaj kemi pasur shumë debate.