Vala e të nxehtit afrikan do të jetë prezente në vendin tonë edhe në vazhdim. Moti për javën që vjen, pritet të jetë me temperatura edhe më të larta se kjo javë që po mbyllim.
Për javën që presim vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta. Kjo falë ndikimit të rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe Anticiklonit të Azoreve, ditë të nxehta e net të ngrohta (netët Tropikale). Për ditët e hënë, e martë, e mërkurë moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.
Për ditët e mërkurë, e enjte, e premte moti pritet të jetë i kthjellët e orët e plota me diell e vranësira mesatare e hera-herës të dendurar në relievet kodrinore – malore në veri e juglindje të territorit kryesisht nga orët e mesditës deri pasdite vonë. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra e në mënyrë të izoluar breshër.