Këtë të dielë në “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës mes të ftuarëve ishin edhe këngëtari Ermal Fejzullahu dhe moderatori Labinot Gashi të cilët kanë treguar një eksperiencë të tyren në Zvicër. Ermali ka treguar se ka përfunduar 24 orë në burg me Labin, ku shkak është bërë viza e gabuar. Më tej Ermali ka thënë:
“Shqiptarët janë spiuna pa lekë, e na kanë paditur”.
Ai kanë vijuar me historinë duke treguar se brenda qelisë ka patur disa momente mjaft argëtuese duke e cilësuar këtë thjesht si një aventurë. Një moment ky i sinqertë, që duket se tashmë Ermali dhe Labi e kanë kaluar në kujtimet e tyre.