Pas shumë ditësh Bordi i ashtuquajtur i transparencës është mbledhur për të vendosur çmimet e reja të naftës, benzinës dhe gazit.
Nga pasditja e sotme në orën 18:00 nafta do të shitet me 208 lekë/litri, i benzinës 189 lekë/litri dhe gazit 71 lekë/litri. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 114 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Pak ditë më parë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj paralajmëroi se bordi mund të shkrihej, por ende nuk ka një vendim të tillë.