Edhe gjatë vitit 2022, shqiptarët kanë vijuar të vishen me stil, por me marka veshjesh “cheap” (të lira). Dy vjet pas pandemisë Covid-19, në Shqipëri shpenzohet më tepër për veshje të markave që ofrojnë çmime ekonomike dhe komode në stil sesa ato të luksit.
Operatorët e tregtimit të veshjeve pohojnë se arsyeja kryesore janë të ardhurat e ulëta për të përballuar financiarisht veshje të shtrenjta.
Në anën tjetër, ndonëse në Shqipëri prurjet ekskluzive të shumë markave luksoze, por edhe të atyre medium high mbeten të kufizuara, kërkesa nga të pasurit për veshjet firmato të tregtuara në Tiranë është rritur.
Në Shqipëri, çmimet e ushqimeve afrohen me mesataren e Europës. Por Shqipëria është më e shtrenjta në rajon edhe për veshjet. Çmimet e tyre i afrohen mesatares së BE-së.