Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar së fundmi në Firence, Itali pasi ka tentuar të përdhunojë një ukrainase.
Sipas mediave italiane, në një klub nate në Ponte Buggianese, shqiptari e kapi për krahu ukrainasen dhe e futi me forcë në tualetin e meshkujve duke e mbajtur të mbyllur.
Më pas ai tentoi ta përdhunonte por hoqi dorë vetëm kur 28-vjeçarja ukrainase, banuese në qytet, e bindi se do të ishte më mirë nëse do të shkonin në një vend më intim për ta.
Por ajo u arratis dhe denoncoi menjëherë 24-vjeçarin me origjinë shqiptare, banues në Ponte Buggianese i cili tani ndodhet në burg me akuzën e sulmit seksual, plagosjes dhe rrëmbimit.