Enca ka reaguar për herë të parë pas zërave se është në pritje të ëmbël.
Pak ditë më parë Enca publikoi një foto në Instagram ku shfaqej me një fustan roze. Këngëtarja kishte vendosur dorën tek barku dhe kaq mjaftoi që të nisnin aludimet se ajo është në pritje të ëmbël.
Zërat janë mohuar ditën e sotme nga këngëtarja e cila ka publikuar në Instastory një artikull të një media online duke thënë që edhe pesë vite nuk ka në plan të bëhet nënë.
“Edhe nja 5 vite s’e kam në mend. E vetmja pritje ime e ëmbël është për këngën dhe pushimet e rradhës”, shkroi ajo.
Para disa ditësh ajo tha në një intervistë se është beqare për momentin. Deklaratë e bërë pak javë pasi ndau me të gjithë në Instagram një video duke u puthur në buzë me një vajzë. “E dashura ime është më mirë se jotja,”-shkruante këngëtarja.
Videoja bëri xhiron e rrjetit teksa u krijuan aludime se këngëtarja mund të jetë biseksuale. E pyetur mbrëmjen e sotme lidhur me statusin aktual në “Goca dhe Gra”, Enca tha se është beqare.
Ndërkohë, sa i përket videos në fjalë u shpreh se “Ishe vetëm një video shoqërore.” E pyetur nëse ka prirje biseksuale, duke mos e mohuar këtë gjë, Enca tha: “Kaq. Nuk dua të flas.” A ishte një pohim i bërë në heshtje? Apo Enca ende nuk e ka gjetur veten? Nuk përjashtohet të jetë edhe një formë marketingu për të bërë zhurmë. Megjithatë, duhet të presim derisa Enca të vendosë të ndajë ndonjë detaj tjetër.
Enca kohët e fundit nuk ka bërë pauzë vetëm nga intervistat dhe projektet muzikore, por edhe në rrjetet sociale, ku është shumë e ndjekur. Për këtë ka shumë arsye.
“Kanë qenë momente sfiduese. Që nga pandemia. Kjo ishte fillim i sagës së fatkeqësive në jetën time. Më pas humba një person të dashur. Pata një aksident se theva këmbën. Nuk kam bërë koncerte sepse nuk shkoja duke çaluar. Mora një tërheqja nga rrjetet sociale, jam fokusuar te shijimi i momentit. Jam rritur dhe kam ndryshuar si njeri.”– rrëfeu Enca.