Autoritet spanjolle kanë venë në pranga një shqiptar pasi akuzohet si autor i ngritjes së një plantacioni me rreth 1000 rrënjë kanabisi.
Plantacioni i ndodhur në Serranía de Ronda, u zbulua dhe asgjesua nga agjentët e Gardës Civile të Ronda (Málaga), gjatë një operacioni të koduar “Abulaga”.
Shkak i hetimeve mësohet se ka qenë shterimi i ndjeshëm i pellgjeve në zonë e cila ka sjellë dyshime.
Pas hetimeve, u konstatuar se uji në pellgjet të cilat përdoreshin si rezervuarë për zjarrfikset, thithej me pompë dhe dërgohej drejtë plantacionit të mbjellur me kanabis.
Gjatë kontrolleve, në perimetrin e plantacionit u gjetën dhe dy gjeneratorë dy pompa uji si dhe 2 panele diellore.