
Pak ditë më parë ish-konkurrenti i “Përputhen” Mevlan Shabaj konfirmoi lidhjen e dashurisë me këngëtaren kosovare Albulena Ukaj. Dyshja rrëfyen historinë e tyre të dashurisë të ftuar në “E diell”.
Një nga konkurrentet me të cilat Mevlani ka patur disa takime ka qenë Efi, e cila ka dhënë një koment për lidhjen e Mevlanit.
E ftuar në “Top Arena”, Efi e ka uruar publikisht Mevlanin. “Po e uroj publikisht, shyqyr Mevlan gjete nuse”, tha ajo.