IMG_9515

Detaje nga arrestimi i dy personave që përmes mashtrimit kanë arritur të përfitojnë 6 mijë euro nga një biznesmen nga Lushnja duke iu prezantuar atij si kryetar bashkie.

Policia e Tiranës arrestoi Ervis Belollari, një personazh i njohur i Tik Tokut me pseudonimi “Delluks” ndërsa në kërkim është shpallur, Arsen Matollari.

Fillimisht i kanë kërkuar biznesmenit 6 mijë euro duke thënë që është kryetar i një bashkie ose një zyrtar i lartë në bashki.

Këtë gjë as vetë denoncuesi nuk e ka kuptuar qartë.

Telefonuesi i ka thënë që kam hall shëndetësor në një spital privat në Tiranë dhe për këtë i ka kërkuar shumën e parave.

Pasi biznesmeni ia ka dhënë, autori i ka kërkuar edhe 7 mijë euro.

Në këtë rast biznesmeni nga Lushnja e ka kuptuar që është mashtrim dhe ka bërë denoncimin pranë Komisariatit nr 6.

I arrestuar është Ervis Belollari ndërsa në kërkim është shpallur, Arsen Matollari.