Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit konsiderohet padiskutim si një dasmë madhështore ku të ftuar ishin shumë personazhe VIP. Mirëpo, pjesë e dasmës u bë papritmas edhe moderatori dhe gazetari i njohur, Blendi Salaj.

Ai tregoi për “Wake Up” se si përfundoi padashje në dasmën e Arminës.

“Si e dielë që ishte vendosëm që së bashku me dy miqtë tani dhe fëmijët të shkonim për drekë diku. I takuam dhe vendosëm të shkonim në një Agroturizëm që nuk kishim qenë ndonjëherë. Nuk e dinim ku ishte kështu që hapëm “Google Maps” dhe filluam të ecnim. Kur shohim që hymë në Shijak.Më në fund pas një rruge të gjatë arritëm. Kur shohim disa shenja provizore që lexonin: Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit. “Mos”- thashë: “Qenka i mbyllur për eventin!” I morëm në telefon por sigurisht ishin mbyllur. Dhe kështu un shkova i paftuar në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit!”- theksoi Blendi.