Si u vra punëtori i Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit te Aeroporti i Vlorës, Nusret Xhoka u godit gjatë punës

Një punëtor ndërroi jetë mbrëmjen e 17 janarit në kantierin e ndërtimit në aeroportin e Vlorës.

Viktima, Nusret Xhoka (60 vjeç) nga Dibra u përplas nga një fadromë që drejtohej nga 63 vjeçari, nga Prishtina, Rrahman Sllamniku.

Të dy ishin punësuar pranë kompanisë “2A Group” në aeroportin e Vlorës.

Fadroma ka përplasur shoferin, Nusret Xhoka, i cili sapo kishte zbritur nga mjeti i tonazhit të rëndë, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia e Vlorës tha se ka arrestuar 63 vjeçarin, pasi dyshohet se duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler.

Si u vra punëtori i Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit te Aeroporti i Vlorës, Nusret Xhoka u godit gjatë punës
Si u vra punëtori i Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit te Aeroporti i Vlorës, Nusret Xhoka u godit gjatë punës

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin Rr. S., 63 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 17.01.2025, rreth orës 21:20, në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler.

Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, shtetasi N. Xh., 60 vjeç, banues në Dibër, ka humbur jetën.

Kujtojmë se punimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, po bëhen nga dy biznesmenë të suksesshëm kosovarë.

Behgjet Pacollin me “Mabetex Group” dhe bashkëpunëtorin e tij, Valon Ademi, me “2A Group” të njohur ndërkombëtarisht për investimet e tyre. /gazetajone