Silvinjo ka zbuluar formacionin që do të luajë kundër Republikës Çeke dhe duket se ka zgjedhur një ndryshim të rëndësishëm në Kombëtare.
Tekniku brazilian ja ka hequr shiritin e kapitenit Elseid Hysajt dhe ja ka besuar atë Berat Gjimshitit.
Një lëvizje surprizë kjo e Silvinjos, duke parë që Hysaj ka qenë prej kohësh kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe Etrit Berisha zëvendësuesi i tij, por asnjëri nga ata nuk do e mbajë shiritin, me Gjimshitin që është gati të marrë një përgjegjësi akoma dhe më të madhe në Kombëtare.