Enca Haxhia ka treguar se udhëton shpesh drejt Dubait, vend të cilit i referohet si një shtëpi e dytë. Këngëtarja shqiptare ka zbuluar së fundmi se është bërë rezidente e Emirateve të Bashkuara Arabe. Këtë lajm, ajo e bëri me dije përmes një videoje në Instastory.
“Më është bërë si një shtëpi e dytë. Dua të ndaj lajmin se tashmë jam rezidente e Dubait. Kështu që së shpejti do të zbuloj dhe më shumë se çfarë më lidh më shumë me këtë vend.”, është shprehur Enca në video.
Ndërkohë Enca ka reaguar ndaj akuzave ndaj asaj që ka bërë namin këto ditë në rrjet, e njohur si “Dubai Porta Potty”. “Para se të turpëroni veten në mesazhe e komente po ju rikujtoj se unë jam ‘selfmade boss’ që ka punuar që në moshën 16-vjeçare dhe ka pasur sukses. Mentaliteti i dobët do iu lërë të varfër e të mjerë.
Kështu që në vend se të urreni merrni disa leksione nga më e mira. Kam qëndruar në heshtje dhe larg vëmendjes për shumë gjatë dhe keni harruar se kush është mbreti. Gjithashtu, tregoni respekt për artisten e parë shqiptare që hapi rrugën që muzika shqiptare të dëgjohet ndërkombëtarisht”, ka shkruar ajo.