
SKANDAL/ AKU mbyll sytë, tufa me minj bën dasmë në pakot me miell Diamond , shqiptarët po hanë mbeturina
Produktet ushqimore në Shqipëri shiten dhe maganizohen jashtë çdo lloj standardi kurse Autoriteti Kombëtar i Ushqimit “fle” përballë abuzimeve të njëpasnjëshme.
Inspektorët në terren mbyllin sytë përballë korrupsionit duke lënë në “mëshirë të fatit” qytetarët shqiptarë që shpesh herë konsumojnë produkte jashtë çdo standardi higjeno-sanitar.

Mediat kanë denoncuar kushtet skandaloze ku mbahen produkte të “Diamond” ku mielli, pasta dhe oriz, pjesë e grupit ‘AgroBlend’ në pronësi të ish-kryebashkiakut të Vorës, Fiqiri Ismaili.
Teksa Edmond Rrushi, drejtori i ri i AKU nuk kryen asnjë kontroll për të siguruar cilësinë e produkteve që drejt e nga fabrikat e prodhimit u dërgohen supermarketeve për t’i konsumuar qytetarët, fisi i minjve është filmuar duke hedhur valle në pakot e produkteve të para për konsum të Diamond.
Videoja është filmuar në një nga filialet e magazinimit të kompanisë Diamond në Vorë që më pas i shpërndan tek supermarketet, aty ku ushqimet mbahen ngjitur me detergjentët, një tjetër shkelje skandaloze kjo nga ana e këtij subjekti.
Ndërkohë që pamjet mund t’i komentoni vetë, rimendoni se çfarë kanë konsumuar shqiptarët për gjithë këtë kohë jo vetëm nga firma Diamond, Ola apo edhe të tjerë pjesë e këtij tregu.