
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e premte në ambjentet e brendshme të Fakultetit Ekonomik, në Universitetin e Tiranës, ku dy pedagogë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti, ndërkohë mësohet se grindja mes tyre ka nisur duke u përplasur fizikisht. Sipas informacioneve mësohet se profesori M. A ka goditur kolegen L.B në korridorin e godinës së fakultetit.
Në momentin e sherrit disa studentë kanë qenë duke zhvilluar provimin e sezonit e ndërsa pas ulërimës së pedagoges, ata kanë dalë jashtë sallave për të parë çfarë po ndodhte.
Ndërkaq është konstatuar se ambientet e korridorit kanë qenë me njolla gjaku.
Ende nuk dihet shkaqet e këtij incidenti, por mësohet se efektivët e Komisariatit nr. 1 në kryeqytet po merren me rastin në fjalë.