Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka reaguar pas skandalit të dy ditëve më parë në “Përputhen” ku përpos ofendimeve në komunikim nga një pjesë konkurrentësh, Lea goditi me shuplakë Irisin.
AMA ka shkruar se kjo është e disata herë që i tërhiqet vëmendja këtij produksioni. Mes të tjerash në reagim thuhet se kanë kërkuar që të shtyhet orari i transmetimit me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga efektet negative të ndjekjes së këtij formati.
Reagimi i plotës i AMA:
“Në përgjigje të ankesës suaj, drejtuar Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në adresë të episodit të emisionit “Për ‘puthen”, transmetuar në TOP Channel më datë 14 Dhjetor 2022 në orën 18:15, referuar dhunës verbale dhe fizike, të ushtruar nga njëra prej pjesëmarrëseve (ora 18:50), ju bëjmë me dije, sa më poshtë vijon:Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjatë këqyrjes së përmbajtjes audiovizive përkatëse ka identifikuar shkelje të rënda etike gjatë diskutimit midis pjesëmarrësve, i cili pasi lejohet të jetë agresiv, përshkallëzohet në dhunë verbale dhe degjeneron deri në ushtrim të dhunës fizike.
Referuar ligjit nr. 97/2013 “Per mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar (neni 4/pika 2d, 2dh; neni 32/pika 4, neni 33/pika 1ç, 1d, neni 46/pika 2dh) dhe Kodit të Transmetimit (seksioni 1/ pika 1.1,1.2,1.3,1.4, 1.5, 1.6, 1.13 dhe 1.16; seksioni 5/ pika 5.30, 5.31, 5.34, 5.35, 5.36, 5.40, 5.44) sjelljet e sipërpërmendura përbëjnë shkelje dhe janë të pajustifikueshme për fashën orare dhe rrezikun, që paraqesin për edukimin e fëmijëve.Nisur nga fakti, se në një format të regjistruar produksioni i ka pasur mundësitë e evitimit të situatave të papranueshme, të krijuara gjatë regjistrimit, por s’e ka bërë këtë, theksojmë, se rruga e provokimit të shikuesve me pamje të tilla të evitueshme në transmetim, nuk është qasja e duhur për një subjekt audioviziv që ka në përdorim një frekuencë publike kombëtare.
Pluraliteti, diversiteti dhe debati i lirë gjatë komunikimit në studion televizive, nuk ka asgjë të përbashkët me dialogje agresive, fyrjen, përçmimin verbal apo gjestikulativ, që nxit dhunë verbale dhe fizike. Evitimi i elementëve të tillë nuk është censurë, por pergjegjesi profesionale dhe etike ndaj publikut dhe interesave të tij.Duke qenë se në emisionin “Për’puthen” janë evidentuar në mënyrë të përsëritur shkelje të tilla etike, si: fyerje, stigmatizim, diskriminim, vulgaritet dhe tone të pakontrolluara komunikimi, që kanë përfunduar në dhunë, për të cilat Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka reaguar me disa tërheqje vëmendjeje (nr.3607prot., dt. 11.11.2021, nr.408prot., dt. 20.01.2022, nr.3755/1prot., dt. 17.11.2022)dhe kërkuar në emër të interesit më të lartë të fëmijëve dhe mbrojtjes së tyre nga efektet negative të ndjekjes së këtij formatishtyrjen e orarit të transmetimit
aplikimin e sinjalistikës për përmbajtjet e papërshtatshme në fashat orare, kur ndjekës janë edhe fëmijët
heqjen e përmbajtjeve audiovizive problematike nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar përkatës në Youtube.DJE
Autoriteti i Mediave Audiovizive, njoftoi subjektin audioviziv TOP Channel se ka nisur procedimin administrativ sipas parashikimeve të kuadrit legjislativ
dhe i kërkoi atij heqjen urgjente të përmbajtjes audiovizive përkatëse nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar në Youtube.
Autoriteti i Mediave Audiovizive”