Sot në orën 10 administratori i shoqerisë Kurum është thirrur nga prokuroria e Durrësit për të dhënë shpjegime për skandalin e eksportit të mbetjeve nga Shqipëria drejt Tajlandës pa miratimin e vendit pritës. Pas tij do të thirren edhe punonjës të tjerë të kompanisë turke.

Skandali i eksportit të mbetjeve nga kompania Sokolaj është një çështje shumë sensitive për shkak se dyshohet se janë toksike.

Prokuroria po heton per akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe transportit të lëndëve të rrezikshme.

Një ditë më parë janë sekuestruar disa mostra të materialeve pranë kompanive Kurum dhe Sokolaj shpk, të cilat janë dërguar për ekspertizë laboratorike për të përcaktuar përbërjen e tyre dhe për të verifikuar nëse janë të njëjtat me ato që janë ngarkuar në 102 konteinerët që ishin nisur drejt Tajlandës. Këta konteinerë janë duke u kthyer drejt Portit të Durrësit pasi vendi pritës nuk dha miratimin për pranimin e ngarkesës.