“Shqipërinë e bëmë, tani duhet të bëjmë shqiptarët” shprehej një Rilindas i madh, por edhe 112 vite pas 28.11.1912 ne nuku po mundemi të kemi individin shqiptar bartës të më shumë virtuteve në raport me veset.

Demon-kracija po çon më shumë hulli në këtë drejtim. “Homo medicus” nuk bën përjashtim nga pjesa tjetër e turmës së “Homo demoncraticus”. Syri ynë vigjilent si “poppolo albanese” më shpejt kap qimen dhe jo traun e problematikës. Po ashtu ecën në jetë sipas “parimit nastradinian”, që për sa kohë unë nuk prekem direkt nga një dukuri negative, përse duhet të shqetsohem për ekzistencën e saj.

JO PA QËLLIM e filluam Demon-kracinë të prirë nga parulla: “Bashkëfajtorë dhe Bashkëvuajtës”. A nuk ishim vetë ne që shkatërruam atë ç’ka ndërtuam në 45 vite punë, gjak e sakrifica?

Askush nuk analizon po ashtu faktin se, si në fillim të viteve 90-të e mbushën QSUT me militantë të ardhur nga rrethet, që si të gjithë të ardhurit në Tiranë e në rrethinat e saja ata/ato “kapën tokën e pa zanum”. Nuk zbritën thjesht për HUMANIZËM duke i braktisur postet e punës në rrethet përkatëse, POR për “Para, Plaçkë e Poste” (PPP e Homos demon-craticus)….

A u ndëshkua kush për këtë braktisje?! SOT ata janë shumica dhe duhen breza për t’i zëvëndësuar. Mjekët e rinj vështirë ta ndryshojnë këtë situatë ndaj po marin udhët e botës.