Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbardhur një skandal në lidhje me masat administrative të vendosura nga Policia e Shtetit në sistemin online “e-albania”.
Nga auditimi i KLSh-së ka rezultuar se në sistemin online “e-gjoba” janë në total 4830 përdorues Aktiv dhe Jo Aktiv.
Prej tyre mësohet se vetëm 117 përdorues janë Jo Aktiv, duke u konstatuar kështu se ka përdorues të cilët edhe pse kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës në Policinë e Shtetuit për arsye të ndryshme kanë ende statusin aktiv në sistem. Gjithsesi, edhe prej përdoruesve jo-aktivë, vetëm dy prej tyre rezultojne se kanë një datë mbyllje.
Nga kjo e dhënë mund të ngrihen dyshime se ish-punonjës policie mund të futen në sistem për të shtuar apo hequr gjobat ndaj qytetarëve.
Ndërkohë, skandali thellohet edhe më tej në lidhje me “username-t” që kanë përdoruesit në sistemin “eGjoba”, ku sipas konstatimeve të KLSH-së ka me emra dhe mbeimra përsëritës, teksa janë shënuar në formatin me “username” me emër mbiemër dhe numër.
“Hapja, mbyllja dhe ndryshime e përdoruesve mbeten të pa monitoruara duke rritur riskun e krijimit të përdoruesve të paautorizuar, e për pasojë humbjen e konfidencialitetit të të dhënave apo keqpërdorimin e tyre.” – thuhet në raportin e KLSH-së
Ndërsa rasti më flagrant i zbuluar nga KLSH është përdoruesi me emrin “bashkia shkodër”, i cili është i pamudnur të identifikohet se kush e ka përdorur, pasi mund të jenë shumë përdorues me një “usrername”.
“Nga verifikimi i përdoruesve të sistemit me ata të larguar në periudhën e audituar rezulton se ka përdorues të cilët nuk ekzistojnë fare në sistem. Siç është rasti i një përdoruesi me username “bashkia.shkodër”, që nuk identifikohet dot se kujt i përket. Pra nuk lidhet me një përdorues të përvetshëm në mënyrë që të mbikëqyret se cili person e përdor”, vijon raporti i KLSH.”, vijon raporti. raport.
Deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga institucionet përkatëse në lidhje me këtë skandal dhe nëse a do të mbajë dikush përgjegjësi nga ata që dalin çdo ditë me propagandën e “vetëpastrimit” të Policisë së Shtetit.