-640-0-kurum-1731661431

Ndërsa hetimet për eksportin e mbetjeve të Kurum kanë mbetur në vendnumëro për shkak se ende sjanë gjetur ekspertë për të marrë mostrat në 102 kontejnerët, është Kompania transportuese e cila është vënë në lëvizje.

Për të disatën herë kompania kërkon që ti kthehen kontejnerët, pasi pretendon se duhet të vijojë punën.

Kontejnerët me mbetje janë vendosur në Porto Romano dhe ruhen nga policia.

Deri më tani vetëm Gjeologji-minierat janë përgjigjur se mund të bëjne një pjesë të analizave.

Mbetjet e Kurum u eksportuan nga kompania Sokolaj drejt Tajlandës në një kohë që nuk ishte marrë miratimi i vendit pritës.

Dyshohet se mbetjet janë toksike dhe u kthyen mbrapsht në Shqipëri, skandali ende nuk ka persona pergjegjes. VNA