SKEMA/ Arrestohet kreu i ARRSH Evis Berberi , çfarë ndodhi mbrëmë në mediat e Tiranës pak para hedhjes së prangave
Drejtori, deri dje, i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar. Ish-kreu i ARRSH-së akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv.
Një ditë më parë Evis Berberi mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni që mbante që në qershor të vitit 2021.
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur rreth dy javë më parë hetim ndaj Berberit, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.
SPAK dyshon për një transferim fiktiv të kompanisë me qëllim që Evis Berberi të shmangte konfliktin e interesit, pak para se të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Mësohet se Evis Berberi u arerstua mbrëmë, por [ak para se t’i vinin prangat nëpër mediat pranë qeverisë u shpërnda lajmi se ai kishte dhënë dorëheqjen.
Evis Berberi është një ndër drejtorët më të rendësishëm të Belinda Ballukut që është arrestuar dhe duket se SPAK po ecen në raportin 1-1 me Veliajn, ku pas një drejtori të rendësishëm të Veliajt arrestohet një i rendësishëm i Ballukut.
Më herët, SPAK i kapi Berberit një shumë të madhe parash në banesën e tij, gjë e cila duket se ka vulosur arrestin e tij.
Pas skandaleve të vazhdueshme nëpër drejtori, Balluku duket se ka gjetur zgjidhjen në emërimin e “buzëqumështave” të paaftë për sektorin që drejtojnë, të gatshëm për t’u bërë “kurban”. I tillë duket edhe emërimi i Erlind Sulo, i cili pritet të hedhë firmën për TEC-et lundruese dhe më pas..të presë fatin e tij në SPAK. /Gazeta Jonë