Përdori punonjesit , si i shpëtoi Salillari vendimit për konfiskimin e pallatit pa leje dhe heshtja e institucioneve

Pëllumb Salillari nënshkroi me vartësit e tij një dyzinë kontratash porosie për shitje apartamentesh, pak orë përpara se Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT) të vendoste konfiskimi e godinës te Liqeni i Thatë në Tiranë, për shkak të kateve pa leje.

Sipas “Boldnews”, vartësit e Salillarit, me kontratat e porosisë në duar, iu drejtuan Gjykatës Administrative të Tiranës, ku kërkonin heqjen e vendimit të konfiskimit, për ato që i konsideronin prona të parapaguara pjesërisht prej tyre.

Gjykata pranoi kërkesën e tyre në Shkurt 2023, duke shfuqizuar pjesërisht vendimin nr. 7, dt. 09.11.2022 të Këshillit të Rregullimit të Territorit për pjesën që është e ndërtuar në përputhje me lejen e ndërtimit të lëshuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në foto: Pjesë nga vendimi i Gjykatës Administrative Tiranë

Gjithçka është kryer në heshtje të plotë e pa bujë. Madje, as kryeministri Edi Rama, si rrallë herë, nuk ka lëshuar asnjë tingull zëri kundër “gjyqtarit që toleroi paligjshmërinë në ndërtime”.

Pak javë më parë, Rama, gjatë një konference për media me përfaqësues të Bankës Botërore, deklaroi me nerv se “…nuk po i hyj pastaj se si nganjëherë na dalin në mes të rrugës edhe disa gjykatës që për arsye të mos arsyes, kanë filluar të fillojnë të mendojnë se mund të bëjnë edhe pushtetin ekzekutiv”.

Pra, Rama është treguar konsistent në sulmet ndaj gjyqtarëve, sidomos kur vënë në dyshim vendimmarrjet e tij.

Por, kur bëhet fjalë për Salillarin, Rama dhe qeveria e tij rri urtë dhe nuk ka asgjë për të thënë, duke krijuar dyshimet se i gjithë “inkursioni” kundër kompanisë së Pëllumb Salillarit ishte vetëm një shoë i shëmtuar.

“Boldnews.al” ka arritur të sigurojë vendimin e Gjykatës Administrative Tiranë, marrë në datë 28 Prill 2023 nga gjyqtari Gentian Hamiti.

Gjyqtari Hamiti, pasi prezanton situatën, në përfundim ka vendosur pushimin e gjykimit, pasi një padi tjetër, me të njëjtin objekt, është pranuar më herët, në Shkurt 2023, nga një gjyqtar (e) tjetër. Redaksia kërkoi për vendimin e parë, por ai nuk gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Administrative të Tiranës, duke u mbajtur “sekret”.

“Boldnews.al” mëson se vendimi i parë, ai që shfuqizoi pjesërisht vendimin e KKT-së për konfiskimin e pallatit të Salillarit është miratuar nga një gjyqtare, e cila njihet për lidhjet e afërta familjare me një deputet-biznesmen të Partisë Socialiste.

Konfiskimi i pallatit të Salillarit

Në datë 19 shtator 2022, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë (IMT), i ka njoftuar kompanisë “Salillari” vendimin për pezullimin e punimeve, të marrë rreth një muaj më herët, në 24 gusht 2022.

Në atë vendim thuhet se “inspektorët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, pasi ushtruan një kontroll në subjektin juridik/fizik shoqëria “Salillari”, adresa ‘Rruga Bilal Sina’, pranë Liqenit të Thatë, Selitë, kanë konstatuar kundërvajtjen administrative në objektin me leje ndërtimi X-13444. U konstatuan ndryshime nga projekti i miratuar (shtesë në sipërfaqe e volum me rreth 1,100 m2 më shumë se projekti i miratuar për ndërtimin e objektit “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 4 dhe 6 kat me 1-5 kat parkim dhe shërbim nëntokë”.

Vendimi shoqërohej me “….dënimin e kundërvajtësit, shoqëria Salillari, me prishjen e objektit të kundërligjshëm-punime ne ndryshim te projektit te miratuar shtese me sipërfaqe 1,110 m2) ref Lej Ndert x-13444 ndodhur ne adresën Bilal Sina Selite Njësia Administrative Farke“.

Në foto: Vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit për konfiskimin e pallatit me kate pa leje të Salillarit

Në vijim të praktikave administrative, Këshilli Kombëtar i Territorit nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ka miratuar vendimin nr. 7, dt. 09.11.2022, për: “Konfiskimin për interes publik të objektit të miratuar me vendimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë Nr.X-134444/6, datë 27.11.2020 “Për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin “Godinë banimi dhe shërbimi, 2, 4 dhe 6 kat, me 2-5 kat parkim dhe shërbime nëntokë”, me vendndodhje pranë Liqenit të Thatë (Kopshtit Zoologjik), Selitë, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë Salillari sh.pk, i cili është ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, në masën mbi 10% të sipërfaqes ndërtimit mbi tokë”.

Kontratat e dyshimta të porosisë

Pak ditë para mbledhjes së Këshillit të Rregullimit të Territorit të datës 9 nëntor 2022, ku do të vendosej edhe konfiskimi i godinës me kate pa leje të Salillarit, kompania duket se ka vepruar me urgjencë për t’i shpëtuar pasojave.

Nga data 2 deri në 9 nëntor 2022, pra në ditët dhe orët e fundit para se të vendosej konfiskimi i godinës me kate pa leje, kompania “Salillari” ka nënshkruar kontrata porosie për shitje apartamentesh me individë, të cilët janë punonjës të shoqërisë ndërtuese.

Konkretisht,

Majlind Agalliu ka lidhur kontratën e porosisë Nr. 8257 Rep., Nr. 3921 Kol, datë 08.11.2022 me shoqërinë “Salillari”, me objekt ndërtimin e pesë njësi parkimi( hequr dore nga një njësi me deklaratë noterialë të datës 14.11.2022) me të dhenat e specifikuara në këtë kontratë, duke paguar paradhënie në total 4800 Euro.

Majlind Agalliu rezulton të jetë këshilltar ligjor i kompanisë “Salillari”, sipas të dhënave në rrjetin “LinkedIN”.

Në foto: Porositësi Majlind Agalliu

Hektor Agalliu ka lidhur kontratën e porosisë Nr. 8123 Rep., Nr. 3843 Kol,datë 02.11.2022 me shoqërinë “Salillari”,me objekt ndërtimin e dy apartamente, katër njësi parkimi,një njësi tregëtare dhe një depo me të dhenat e specifikuara në këtë kontratë, duke paguar paradhënie 1200 (njëmijë e dyqind) Euro për cdo njësi, ne total 9.600 Euro me të dhenat e specifikuara në këtë kontratë.

Hektor Agalliu rezulton të jetë i punësuar si “Magazinier” pranë kompanisë “Salillari”, referuar të dhënave të rrjedhura më herët në publik për listën e pagave të qytetarëve shqiptarë.

Mariglen Agalliu ka lidhur kontratën e porosisë Nr. 8125 Rep., Nr. 3844 Kol,datë 02.11.2022 me shoqërinë “Salillari”, me objekt ndërtimin e dy apartamente, dy njësi parkimi dhe një depo me të dhenat e specifikuara në këtë kontratë, duke paguar paradhënie në total 6000 Euro.

Mariglen Agalliu rezulton vëllai i Majlind Agalliu, këshilltar ligjor i kompanisë “Salillari”.

Xhesia Durdaj ka lidhur kontratën e porosisë Nr. 8281 Rep., Nr. 3940 Kol, datë 08.11.2022, ndryshuar me aneks kontratën 8328 Rep, Nr. 3969 kol., datë 10.11.2022 me shoqërinë” Salillari”, me objekt ndërtimin e pesë njësi parkimi dhe nje depo me të dhenat e specifikuara në këtë kontratë, duke paguar paradhënie në total 7200 Euro.

Xhesia Durdaj është e punësuar si inxhinjere në kompaninë “Salillari”, referuar burimeve të hapura.

Në foto: Porositësja Xhesia Durdaj

Kurtish Rexhmati ka lidhur kontratë porosie me shoqërinë “Salillari”, Nr. 8293 Rep. dhe 3949 Kol., date 09.11.2022, me objekt ndërtimin e apartament dhe pesë njësi me te dhenat specifikuara në këtë kontratë, duke parapaguar në total 7200(shtatë mijë dyqind) Euro.

Kurtish Rexhmati është inxhinjer tek kompania “Salillari”.

Në foto: Porositësi Kurtish Rexhmati

Tefta Minxuri ka lidhur kontratën e porosisë Nr. 8289 Rep., Nr. 3946 Kol,datë 09.11.2022 me shoqërinë ” Salillari”, me objekt ndërtimin katër njësi parkimi me të dhenat e specifikuara në këtë kontratë, duke paguar paradhënie ne total 4.800 Euro.

Tefta Minxuri rezulton të jetë e punësuar si inxhinjere pranë “Salillari” shpk.

Në foto: Porositësja Tefta Minxuri

Skënder Djepaxhia ka lidhur kontratën e porosisë Nr. 8319 Rep., Nr. 3964 Kol,datë 09.11.2022 me shoqërinë ” Salillari”, me objekt ndërtimin e dy apartamente, dy njësi parkimi dhe një depo me të dhenat e specifikuara në këtë kontratë, duke paguar paradhënie ne total 6000 Euro.

Skënder Djepaxhia rezulton inxhinjer mbikqyrës në kompaninë “Salillari”.

Në foto: Porositësi Skënder Djepaxhia

Ermal Kondo ka lidhur kontratën e porosisë Nr. 8290 Rep., Nr. 3947 Kol,datë 09.11.2022 me shoqërinë ” Salillari”, me objekt ndërtimin e pesë njësi parkimi dhe dy depo me të dhenat e specifikuara në këtë kontratë, duke paguar paradhënie në total 7200 Euro

Ermal Kondo rezulton të jetë inxhinjer konstruktor pranë “Salillari” shpk.

Në foto: Porositësi Ermal Kondo

Bledar Starova ka lidhur kontratën e porosisë Nr. 8151 Rep., Nr. 3896 Kol,datë 05.11.2022 me shoqërinë ” Salillari”, me objekt ndërtimin e dy apartamente, katër njësi parkimi, një njësi tregëtare dhe një depo me të dhenat e specifikuara në këtë kontratë, duke paguar paradhënie në total 13.200 Euro.

Bledar Starova është i punësuar tek Burimet Njerëzore të kompanisë “Salillari”, sipas të dhënave në “LinkedIN”.

Në foto: Porositësi Bledar Starova

Durim Elezi ka lidhur kontratën e porosisë Nr. 8259 Rep., Nr. 3923 Kol,datë 08.11.2022 me shoqërinë” Salillari”, me objekt ndërtimin e dy apartamente, pesë njësi parkimi dhe dy depo me të dhenat e specifikuara në këtë kontratë, duke paguar paradhënie 1200 (njëmijë e dyqind) Euro për cdo njësi, ne total 10.800 Euro.

Durim Elezi është inxhinjer pranë kompanisë “Salillari” shpk.

Në foto: Porositësi Durim Elezi

Mentor Berberi ka lidhur kontratën e porosisë Nr. 8250 Rep., Nr. 3916Kol,datë 08.11.2022 me shoqërinë “Salillari”, me objekt ndërtimin e dy apartamente, katër njësi parkimi, një njësi tregëtare dhe një depo me të dhenat e specifikuara në këtë kontratë, duke paguar paradhënie 1200 (njëmijë e dyqind) Euro për cdo njësi, ne total 9.600 Euro.

Mentor Berberi rezulton drejtues i departamentit mekanik tek “Salillari” shpk.

Në foto: Porositësi Mentor Berberi

Enea Matarangasi ka lidhur kontratën e porosisë Nr. 8309 Rep., Nr. 3959 Kol,datë 09.11.2022 me shoqërinë “Salillari”, me objekt ndërtimin e një apartamenti, një njësi parkimi dhe një depo me të dhenat e specifikuara në këtë kontratë, duke paguar paradhënie në total 3600 Euro.

Enea Matarangasi rezulton të jetë i punësuar si ekonomist pranë kompanisë “Salillari”, sipas “Listës së Pagave” të rrjedhura në publik vitin e kaluar.

Dritan Çinari ka lidhur kontratën e porosisë Nr. 8318 Rep., Nr. 3963 Kol,datë 09.11.2022 me shoqërinë ” Salillari”, me objekt ndërtimin e dy apartamente, tre njësi parkimi dhe një njësi tregëtare me të dhenat e specifikuara në këtë kontratë, duke paguar paradhënie në total 6000 Euro.

Dritan Çinari rezulton i punësuar “faturist” pranë “Salillari” shpk, sipas Listës së Pagave.

Demanda Gjondedaj ka lidhur kontratën e porosisë Nr. 8208 Rep., Nr. 3894 Kol,datë 05.11.2022 me shoqërinë ” Salillari”, me objekt ndërtimin e dy apartamente, pesë njësi parkimi dhe dy depo me të dhenat e specifikuara në këtë kontratë, duke paguar paradhënie ne total 9.800 Euro.

Demanda Gjondedaj rezulton ekonomiste te “Salillari”, sipas Listës së Pagave.

Eralda Nano ka lidhur kontratën e porosisë Nr. 8250 Rep., Nr. 3916Kol,datë 08.11.2022 me shoqërinë ” Salillari”, me objekt ndërtimin e dy apartamente, pesë njësi parkimi dhe dy depo me të dhenat e specifikuara në këtë kontratë, duke paguar paradhënie 1200 (njëmijë e dyqind) Euro për cdo njësi, ne total 10.800 Euro.

Eralda Nano rezulton e punësuar si ekonomiste pranë “Salillari” shpk, sipas Listës së Pagave.

Arjan Skënderi ka lidhur kontratën e porosisë Nr. 8258 Rep., Nr. 3922 Kol,datë 08.11.2022 me shoqërinë ” Salillari”, me objekt ndërtimin e dy apartamente, katër njësi parkimi, një njësi tregëtare dhe një depo me të dhenat e specifikuara në këtë kontratë, duke paguar paradhënie ne total 9600 Euro.

Arjan Skënderi rezulton i punësuar si inxhinjer zbatues tek “Salillari” shpk, sipas Listës së Pagave.

Hatem Salillari ka lidhur me personin e tretë shoqëria “Salillari” sh.p.k kontratën Nr. 8253 Rep. dhe 3919 Kol., datë 08.11.2022 për ndërtimin e dy njësive të parkimit duke parapaguar 2400 euro sipas cilësimit në kontratë; kontratën me nr. 845 Rep. dhe 215 Kol, datë 26.04.2022 me objekt ndërtimin e një apartamenti.

Hatem Salillari rezulton i punësuar si “nëpunës furnizimi” pranë “Salillari” shpk.

Thoma Gushali ka lidhur kontratën e porosisë Nr. 8260 Rep., Nr. 3924 Kol,datë 08.11.2022 me shoqërinë “Salillari”, me objekt ndërtimin e dy apartamente, katër njësi parkimi dhe dy depo me të dhenat e specifikuara në këtë kontratë, duke paguar paradhënie në total 8400 Euro.

Thoma Gushali rezulton i punësuar si “shofer veture” në kompaninë “Salillari”, referuar Listës së Pagave.

Gjykata Administrative e Tiranës, pas padisë së këtyre porositësve, si edhe disa personave të tjerë, vendosi të shfuqizojë pjesën e tyre nga vendimi i konfiskimit, miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT). /Boldnews.al

Pellumb Salillari shmangu konfiskimin duke perdorur punonjesit Pellumb Salillari shmangu konfiskimin duke perdorur punonjesit Pellumb Salillari shmangu konfiskimin duke perdorur punonjesit Pellumb Salillari shmangu konfiskimin duke perdorur punonjesit Pellumb Salillari shmangu konfiskimin duke perdorur punonjesit