Suel Çela kishte një qëllim; të vriste rivalin e tij të përbetuar Ardjan Çapjën! Në dosjen e zbardhur nga SPAK, zbulohen me detaje të gjitha lëvizjet që Çela kishte bërë dhe sigurinë që merrte nga Dedan Gjoni, asokohe zyrtar i Policisë së Shtetit në Elbasan. Por nuk ishte vetë Çela që komunikonte me këtë të fundit, përkundrazi, ishte miku i tij i ngushtë që në dosje prezantonte me nofkën “bisha”, Xhino Roka. Madje aq të afërt ishin, saqë Dedan Gjoni i kërkon një makinë Rokës, të cilën ky i fundit ia siguron pas 3 ditësh. Ishte një “Benz familjar” që Gjoni tenton ti japë para, por Roka nuk ia pranon, mesa duket kishte plane të tjera për efektivin e Policisë.

Më datë 13.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin, zëvëndës shef i komisariatit të policisë Elbasan, dhe nga konteksti i përgjithshëm i bisedës dyshohet se Dedan Gjoni i ka kërkuar një automjet shtetasit Xhino Roka dhe ky i fundit shpreh gadishmërinë për ta gjetur. Xhino Roka shkruan “… Po me thuj shok… Kam muhabet me njerin shok… Me thuj ca duhet… Ca makine… Ca lloji… Se i bin nga kanadaja dhe kam ngju shkojn lir… Me oriento afersisht qe ta ve ne levizje ta gjej makinen ai… Okk shok ne rregull… Do flas me von dhe te them shoku… Po jo mor ca sikleti thu… Sa te merem vesh te lajmeroj… Gjejm nje tjëter shok… Tjet dhe e majtme se do rri familja lart… Asigja shok…”

Më datë 14.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin dhe e bën me dije për faktin që ka gjetur një automjet Mercedz Benz B klas familjar. Xhino Roka shkruan, “…Ckemi shok…Si kalove… Mir shok… Me than per nje benc B klas per familjen… Ka naft ka dhe benzin… Okk shok… Ne rregull… Neser te lajmeroj un…”.

Paralelisht, Xhino Roka flet edhe me Klaus Matishin, të cilit i tregon se po bënte gati terrenin për vrasjen e “xhaxhit”, pra të Çapjas.

Më datë 14.05.2020, Xhino Roka komunikon me shtetasin Klaus Matishi të cilit i tregon që sapo ka ardhur në Tiranë dhe ka matur rrugën e cila zgjat 25 minuta. Të gjitha po i bën për punën e “xhaxhit” (i dyshuar Ardjan Çopja). Gjithashtu i tregon që është duke sistemuar disa armë të cilat po i heq nga shtëpia që ka, po heq edhe “bazukat” (armë të kalibrit të rëndë). Në vazhdimësi e bën me dije që për pak do të vij dikush, por nuk do të gjuet ditë të shtune ose të diele. Do të bëjnë vendin gati, të hapi ferrat dhe të provojnë armën. Dyshohet se diskutojnë në lidhje me ardhjen e një personi i cili është qitës me armë me qëllim vrasjen e personit të cilit i referohen si “xhaxhi”.

Pas rreth 3-orësh, Xhino e lajmëron që e kanë takuar këtë person (i dyshuar si qitësi) dhe javës tjetër mbarojnë punë. I tregon që kur të vijë do të flejë këtu, do të bëj vendin gati dhe do të futet tek vendi për punë dhe më pas makinën me pushkë brenda do ta nxjerri dhe ta djeg në lumin e Shkumbinit. Xhino Roka shkruan, “… Mir mir sa erdha na tr… Tgjitha per punen e xhaxhit… Mata rrugen ne rregull per 35 min… Dhe ai kurva doli ne rregull… Te shtunen me kismet… Po sistemoj ca arm zemrq… Ti heq na shpia qe kemi… Te heqim ato bazukat… Po vjen sot zemra… Per pak do e takojm… Per te pre bileten… Nuk do gjuhet shtun dil… Te baj venin gati te hapi ferrat… Dhe te provoj armen… Po ishalla… Mir zemra…….Sa marum… Shum mir… Javes tjeter… Jemi gati… Po jo e zemra ku e provoi… U takum per detaje… Kur tvi do e provoj i dit para… Si shpesh… Spo te kuptoj… Erdhi per takim sot dhe javes tjeter maron puna… Ishalla… Kur tvi tbaj venin dhe armen sdo levizi… Do flej ktu… Te nesmen hyn per pun… Ishalla zemra jemi ne rregull… Do e nxjerrim makinen me pushk mrena te digjet shkumi…”.

Më datë 16.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin të cilit rreth orës 10:36 i shprehet që pak më vonë do të them se ku do të marrësh makinën. Rreth orës 11:00 i tregon që makina është gati dhe që të presin tek Karburant Krasniqi në autostrradë kur vjen për në qytet. Makina është me targa e me letra dhe ta gëzosh. Xhino Roka shkruan, “… Ckemi shok… Si je… Mir qeci… Pak me von te them ku te maresh makinen… Ktu je ne qytet? Ska problem… Kur tvish te them… Hajde takojm rrim icik… Se e rrgullojm kte pun… Ok shok… Shok makina esht gati… Te karburant krasniqi ne autostrad kur vjen per qytet… Te presin aty… Ok shok… Je nis? Se po te pret robi… Ok shok… Me targa shok me letrq… Jo esht ne rregull… I pari shok… Ku shite

Në këtë episod të dosjes kuptohet se vetë Suel Çela kishte dijeni të plotë, madje ishte edhe organizatori i vrasjes së Ardjan Çapjas, Në momentet që Klaus Matishi i ndërhynte dhe kërkonte edhe vrasjen e Ervis Koçit, që në dosje përmendet si “Korçari”, Lulaj e qetëson shokun dhe i liston prioritetet. Çela kundërshtarit i kishte shkuar edhe në shtëpi, në një mënyrë ene të paqartë kishte siguruar edhe foto të tij në oborrin e banesës. Por teksa flet me Matishin për vrasjen,  e siguron që nëse nuk do të bëhej me snajper nga distanca, do ta bënin “talebançe“. Pra, plani tjetër është që disa persona të futeshin me armë në shtëpinë e Çapjave dhe ta ekzekutonin atë dhe këdo tjetër që do të gjenin.

Më datë 12.04.2020, Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishin të cilit i shkruan mesazhet me tekst “…e ishalla ded sjemi pa kismet fare ja qifsha ropt po munoemi….kte her do ta palos….do tja qim mamin dhe xhindit…”. Nga biseda dyshohet se Marjus Lulaj ështe i bindur në realizimin me sukses të ekzekutimit të shtetasit Ardjan Çopja dhe me shprehjen “kte her do ta palos”, arsyeshëm lë të dyshohet se Marjus Lulaj është munduar edhe më parë për të ekzekutuar Ardjan Çopja, por nuk evidentohen si veprime pasi kanë ndodhur jashtë harkut kohor që disponohen komunikimet SkyECC.

Më datë datë 03.02.2016, ora 19:54, në lagjen “Emin Matraxhiu”, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në ambientet e brendshme të lokalit në pronësi të shtetasit Agron Çapja, për pasojë kanë mbetur të vrarë shtetasit, Agron Ramazan Çapja, Ardit Enver Sinakolli dhe Eno Kujtim Bedalli, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë shtetasit Ardian Sali Zharri, Fejzulla Ramazan Capja, Ferit Mefail Muça, Luan Hamza Muça, Bujar (Panajot) Haxhi Rreshka, Florenc Fejzulla Çapja dhe Arnold Agron Çapja.

Më datë 06.06.2016, ora 10:15, në lagjen “5 Maj” rruga “28 Nëntori”, një person i pa identifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Volksvagen Golf”, me targë AA997NE, duke plagosur shtetasin Bledar Mefail Muça, i datëlindjes 29.04.1979, banues në Elbasan, si dhe është plagosur shtetasja Matilda Partizan Kërmezo, e datëlindjes 18.09.1967 banuese në Elbasan, kalimtare e rastit, punonjëse e policisë në DVP Elbasan, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 22.03.2019 ora 19:17, në ambjentet e jashme të lokalit “KONTI” në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, një shtetas i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Ravik Vasip Gurra, i datëlindjes 01.06.1969, prefesion avokat, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më datë 20.04.2020, nga analizmimi i komunikimeve të kësaj date midis Marjus Lulaj dhe Klaus Matishit, Marjusi dërgon mesazhe lidhur me vëzhgimin që i bën Ardjan Çopjas, ku i dërgon Klausit mesazhin “…shi si qesh xhindi…”, dhe pas këtij mesazhi i dërgon 3 fotografi të cilat dyshohet se i përkasin shtetasit Ardjan Çopja të cilit bashkëbiseduesit i referohen me nofkën “xhindi”, si vijon.

Pas shumë javësh atentati ndodh dhe në dosje palët shfaqen të shqetësuar sepse nuk po zbulojnë dot nëse Çapja ishte plagosur, ishte vrarë apo ishte thjesht në gjendje të rëndë. Në fund, Lulaj zbulon se rivali i tij i ka shpëtuar për 1mm plumbit në zemër, por në momentin që ka rënë, snajperi (Prekë Kodra) nuk ka pasur më fushëpamje për ta qëlluar sërish. Edhe pse “objektivin” nuk e realizoi dot, sërish dukej i kënaqur me rezultatin.

Më datë 10.06.2020 në orën 07:30; Marjus Lulaj komunikon me shtetasin Ledio Zabeli të cilit i dërgon mesazhet me tekst; “….mimjes dak….po bahemi gati….na drreka besoj jam aty….”, pas rreth dy orësh Marjus Lulaj komunikon sërish me Ledio Zabelin të cilit i dërgon një fotografi në të cilën shfaqet një person i ulur në gjunjë dhe përpara tij dallohen të vrarë dy derra të egër. Në fotografi nuk shfaqet pjesa e fytyrës së personit i veshur me bluzë kamuflazhi dhe pantallona ngjyrë bezhë.

Pas dërgimit të fotografisë, Marjus Lulaj i dërgon mesazhet me tekst “.…ka dal per derra ky…ska ba asnji gabim…ka gjujt duke pa vetem pjesen e poshtme trupit…mos flasim mas oreksit… 1 mm afer zemres…ske ca thu…ka gjujt tamam…finalen e ka ai lart…”. Nga konteskti i përgjithshëm i këtyre komunikimeve dyshohet se pikërisht personi i shfaqur pjesërisht në fotografinë e mësipërme është personi i cili ka qënë në rolin e ekzekutorit në ngjarjen e datës 08.06.2020, ngjarje në të cilën ka mbetur i plagosur shtetasi Ardjan Çopja. Marjus Lulaj i shpjegon bashkëbiseduesit të tij se qitësi nuk ka kryer asnjë gabim, ai shpjegon se qitësi i ka parë vetëm pjesën e poshtme të trupit, dhe pavaresisht shkallës së lartë të vështirësisë, plumbi e ka tejshpuar shumë afër zemrës. Këto veti që përmend Marjus Lulaj për personin që ka qelluar ndaj Ardjan Çopja, janë identifikuar edhe nga specialistët e repartit RENEA të cilët referuar gjetjeve të distancës dhe dyshimit për pozicion kanë konkluduar se qitësi në tentativën e vrasjes së Ardjan Çopja ka njohuri të mira në përzgjedhjen dhe përcaktimin e pozicionit të qitjes, ka njohuri shumë të mira në përcaktimin e armës së duhur për të realizuar qitje në distancë të largët, ka njohuri shumë të mira në njohjen e sistemit të operimit të pushkës dhe ka njohuri shumë të mira në njohjen e operimit të optikës së pushkës.

Por atentati që dështoi shkaktoi bujë, kështu që për të zbuluar më shumë detaje rikthehet në skenë Xhino Roka, i cili flet me Dedan Gjonin për “koperativën”, pra për Policinë e Shtetit. Kërkon të dijë nëse Policia ka rënë në gjurmët e tyre dhe ku do të bëhen kontrolle, detaje që Gjoni ia jep me lehtësi sidomos pas ‘faljes’ së mjetit disa javë më parë nga Ruka.

Në orën 16:10, Xhino Roka komunikon Dedan Gjoni, ku interesohet nëse gjatë mbrëmjes do ketë apo jo kontrolle në Elbasan. Xhino i shpreh siguri në lidhje me disa persona të cilët edhe nëse kapen nuk/flasin se janë të provuar, gjithashtu i jep informacione që ai duke ju referuar Ardjan Çopja ka kundërshtarë edhe një person me emrin “Kamer”. Në vazhdimësi e pyet për gjendjen e atij dhe cila ishte arsyeje që e trasferuan në Tiranë. Në përfundim i shkruan që do të dëgjohemi për çdo të re dhe e falenderon. Xhino Roka ka dërguar mesazhet “…Ckemi shok…Si kalove… Mir qeci… Ju si jeni… Cthot koperativa… Hahah… Kuptoj… Nga darka mund tvin kontrroll? Ndonje per tu shqecu nga kto te voglat ka? Kuptoj… Ajo info e atyre fmive te vegjel… Po sbesoj… Ti ma ndan te sakt kan gje te sakt apo jo… Hahah… Ato jan te specialuzuar per kte fush… Hahah… Super sigurt… Ky esht me i mir… Rri pa merak… Ndalun ca djem ne gjermani… Sja nxorren dot bisedat… Dhe ne itali po ashu… Jam i sigurt shok jan te provuara… E kemi merak vet… Esht dhe nje tjeter… Ai te qendrra… Ai te qendrra… Kameri… Dhe ai i ka kundershtar… Dhe per ate esht fol… Kuptoj… Po gjendja e atit si esht… Si tu duk ty… Po per ca e cun tr kto… Kuptoj… Ka tveten cdo njeri… Mir shok ngjojm per cdo te re… Te falenderoj… Flm…”

Në orën 16:44:15, Mario Çela komunikon me Klaus Matishin, i cili e ka pyetur për gjendjen e Ardjan Çopjas. Mario Çela i tregon se Ardjan Çopja është në gjendje të rëndë dhe se tani do merren edhe me lidhjet shoqërore të Ardjan Çopjas të cilët i përmend në bisedë si “çerrat”. Mario i tregon se do filloi dhuna tani. Ai i shpjegon Klausit se është bërë gjithçka e mundur për ta ekzekutuar Ardjan Çopjan. Po ashtu i tregon se ka edhe alibinë në rast se vjen policia për ti shoqëruar, ku tregon se ai vetë do shkoj në polici kurse Marjus Lulaj do fshihet. Mario shton se 15 minuta para ngjarjes ka dalë tek kamerat e vëzhgimit për ta përdorur si alibi në rast se dyshimet kthehen tek vëllezërit Mario Çela dhe Marjus Lulaj, ai ka dërguar mesazhet si vijon “…mir ded si je ti…rand esht kurva…hahHh…hahaha…po ti qish ropt…shpirt mace kurva….hahahaha mir ded…po me kte si jeni dup…po mu do me marim…po erdhen deda do ncifet…kemi kamreta…15 min para ngjarjes…posht shpis…dolem te kamera…po qifsha ropt…bastardit…kush te tha…po te shofim ashu esht kurva her her…te haj nai kolpo plera…po ded yzmeti ju be…do filloi kebaci tashi…kto cerrat qe kan rrugve…tja palosim…po po…ja do ikim dhe ne kte jav nga shpait te puna…dhe skemi levizje qe dihen…po katin e par e kam gati…e futa dhomen e gjumit kolltuqet dhe guzhinen e kam gati…po sma do menja se ske fush per te gjujt…si mer jeri keto misjone…te pengon tenda plas kot…kto jan rop qima…te rrujn bolen per vazuk keto…po karakurv…po futja kot esht kjo baxhella…ne gjendje kritike…”

Po në orën 16:44, Xhino Roka ka komunikuar me Klaus Matishin, ku nga biseda lë të kuptohet që Klaus Matishi kërkon të informohet se çpo ndodh me veprimet e policisë si dhe me gjendjen e Ardjan Çopjas. Xhino i tregon se është në kontakt me punonjës policie dhe se policia nuk ka asnjë pistë apo dyshim deri në momentin që flasin ndërsa për Ardjan Çopjan i tregon se e ka kaluar rrezikun për jetën por që do bëjnë në plan për të goditur “korçarin”. Xhino Roka ka dërguar mesazhet “…Shpi zemra…Po flas me kto ne shtet…Asigja skan der tani…As venin mga esht gjujt…Ja hudhi them…Vk…Se po dal pak…Te baj nai xhiro zemra…Shpetoj pidhi robe… Vk…Se di fare… Spo shof gja fare zemra…Aa du tja di…Mka ik menja…Po 1 muj jo iher…Ska njeri men…Po do bajm korcarin shpejt… Shum shpejt… Duhet patjëter… Me kte deshtimin…”. /gazetajone