Nesër e diel, e fundit e marsit, ora ndryshon, duke sjellë kështu orën verore. Pra, më 27 mars 2022, të gjithë do të duhet të lëvizim akrepat e orëve tona një orë përpara.
Konkretisht, kur ora të tregojë 3:00 ne do të duhet t’i çojmë akrepat e orës për të treguar 4:00.
Për të gjithë ata që pyesin nëse do të flenë një orë më shumë apo më pak, ditën e nesërme do u duhet të zgjohen një orë më herët. Pra nëse keni menduar të flini në orën 00:00 të natës, për tu zgjuar në orën 08:00, të mëngjesit, nuk do të bëni 8 orë gjumë por 7 orë.
Pak vite më parë u përfol për një ndalim të ndryshmit të orës. Por siç duket, nuk do të jetë ndryshimi i fundit për këtë vit, pasi masa e shfuqizimit të tij, e miratuar në Bashkimin Evropian, nuk është zbatuar. Në mars 2019, Parlamenti Evropian votoi pro përfundimit të kësaj praktike, të rregullimit të orës me një orë në pranverë dhe vjeshtë, me synim zbatimin e saj në vitin 2021. Megjithatë, siç tregon gjithçka për momentin jemi ende larg zbatimit të masës.
Argumenti kryesor për heqjen e ndryshimit të orës është se qytetarët nuk duhet të rregullojnë më orën. Ndryshimi ishte një burim konfuzioni, pasi nuk është e vetëkuptueshme se kur dhe në çfarë drejtimi duhet të ndryshojë koha.