Një asteroid kolosal me përmasat e një fushe futbolli, do të afrohet sot afër Tokës duke arritur brenda 1.7 milion miljeve.
Ndonëse kjo distancë mund të duket e konsiderueshme, është mjaft afër për sa i përket matjeve të hapësirës dhe specialistët e NASA do të monitorojnë nga afër trajektoren e asteroidit.
Megjithatë, nuk ka asnjë arsye për alarm, pasi asteroid do të anashkalojë në mënyrë të sigurt planetin tonë.
Sipas qendrës së NASA-s për Studimet e Objekteve afër Tokës, dimensionet e këtij trupi qiellor variojnë midis 210 dhe 480 metra, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me stukturat ikonike si Empire state Building në New York ose Willis Tower në Çikago.
Në sistemin tonë diellor ka miliona asteroidë dhe 2350 prej tyre janë kategorizuar si potencialisht të rrezikshëm.