
Adrola Dushi dhe Kristina Baki janë dy nga vajzat më të bukura të shoëbizit shqiptar. Ato gjithashtu janë shoqe të ngushta dhe nuk ngurojnë të kalojnë kohë me njëra-tjetrën.
Së fundmi, mikeshat kanë shkuar me pushime në Itali, ku kanë vizituar Romën dhe duket se po ja kalojnë vërtetë bukur.
Ndër të tjera, bukuroshet kanë takuar edhe këngëtaren e njohur, Elsa Lila, me të cilën kanë postuar edhe një foto në Instagram. Është Adrola, ajo që ka treguar se tashmë e kanë shoqe, por janë ende fanset e saj më të madhe.
“Sot e kemi shoqe, por jemi ende fanset e saj nr. 1”, ka shkruar modelja krahas foto, duke etiketuar Elsën dhe Kristinën.