Arbana Osmani, është padyshim një nga moderatoret më të duartrokitura në vend. Ajo ka moderuar emisionet nga më të dashurtat dhe të ndjekurat për publikun dhe kjo i është shpërblyer.
Pak muaj më parë, në vendin tonë ndodhi skandali me publikimin e pagave të shqiptarëve dhe siç pritej emrat më të kërkuar ishin ato të personazheve VIP.
Arbana Osmani rezultonte si moderatorja më e paguar me pagën 8 mijë e 100 euro në muaj.
Kjo flitej para se të niste “Big Brother VIP”, i cili rezultoi një sukses i padsikutueshëm dhe rrjedhimisht edhe rroga e moderatores duhet të jetë rritur ndjeshëm.
Në natën finale të “Big Brother VIP”, Arbana Osmani dha lajmin se është në pritje të ëmbël. ajo do të bëhet nënë për herë të tretë.