Sot besmitarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin. Pas një muaji agjerim, myslimanët do të ulen në tryezë, për të festuar Bajramin.
Për besmitarët myslimanë kjo është një festë e rëndësishme dhe i kushtohet kohë e madhe përgatitjes së ushqimeve për këtë ditë të shënuar në kalendarin islam. Por çfarë gatimesh duhet të jenë patjetër në tryezë për Fiter Bajram?
Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinë është mishi i qengjit për këtë festë. Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa. Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza.
Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos.
Sigurisht mishi nuk mungon asnjëherë në tavolinën e kësaj feste. I pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar. Sallatat e çdo tipi, me perime të gatuara, të freskëta etj.
Së fundmi në “modë” janë futur dhe gatimet e prodhimeve të detit. Ndërsa ëmbëlsirat më të preferuara janë sigurisht ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, por sigurisht mund ta kaloni gëzuar dhe me ndonjë tortë të blerë apo ëmbëlsirën që preferoni.
Duhet të keni parasysh që në tavolinën e Fiter Bajramit nuk duhet të ketë asnjë gatim me mish derri dhe asnjë pikë alkool.