Opinionistja e “Big Brother VIP” Zhaklin Lekatari, e njohur për deklaratat e bujshme për seksin dhe burrat shqiptarë, u jep këshilla herë pas here vajzave të refuzojnë dhunë dhe presionin psikologjik nga meshkujt.

Por vetë Zhaklin Lekatari ka bashkëjetuar 7 vite me Burim Kursarin, i cili sipas Zhakut e dhunonte.

Burim Kursari njihet si reper me emrin Bim Bima.

Bim Bima është dënuar në vitin 2017 për prodhim dhe përpunim droge.

Nga ana tjetër, Lekatari ka theksuar se Bim Bima e ka dhunuar.

Kam pasur edhe një marrëdhënie të dhunshme atje. Isha në një marrëdhënie me dikë që në atë kohë ishte partneri ime dhe në atë kohë marrëdhënia jonë ishte e dhunshme jo vetëm nga ana seksuale. Tjetri të dhunon edhe nga ana psikologjike. Tjetri ushtron dhunë tek ty edhe fizike, bën kërkesa që ti nuk mund ti përmbushësh ose pasigurinë e vet e kanalizon tek ty duke të bërë të ndihesh keq ose zhvlersuar. Kjo është ajo që ndodhi me mua. Ish i dashuri më ka tërhequr zvarrë për disa metra sepse nuk pranova që të kthehesha me të”, tregoi Lekatari.