
Natasha Rombula ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur për të përfituar para nga rrjeti social “TikTok”.
Natasha është një personazh i famshëm në TikTok, por publiku e njeh prej shumë vitesh më parë. Përballja e saj publike me ish-nusen për kujdestarinë e djalit bëri bujë 6 vite më parë. Ish-mësuesja pretendonte se nusja e saj nuk ishte e zonja të kujdesej për nipin dhe kërkontë kujdestarinë.
Daljet e tyre televizive ishin mjaft agresive dhe me tension. Për ish nusen, Natasha ka folur edhe në TikTok ku e ka cilësuar si “të keqe”.
Ishte pikërisht nëna e djalit të mitur, Eglantina e cila denoncoi rastin në polici.