
Këtë të diel po mbahen zgjedhjet për kreun e PD-së në 108 qendra.
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi janë dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, në zgjedhjet që do të zhvillohen ditën e sotme nga Komisioni i Rithemelimit.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00.
I pari në fletën e votimit është vendosur ish-kryeministri Sali Berisha kurse i dyti rivali i tij Ibsen Elezi.