Pas shumë vitesh bashkë, sot Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit. Çifti do ta kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni moderne dhe të kuruar në detaj në Shijak.
Së fundmi, blogerja ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit, një detaj nga dasma e saj.
Në foton e postuar shihen një tufë me trëndafila rozë dhe të bardha, e cila ka lënë një mbishkrim.
“Bukuri”, ka shkruar Armina.