Janë zbuluar emrat e rinj që zëvendësuan në poste 12 drejtorët e drejtorive kryesore të Bashkisë Tiranë që u shkarkuan nga Kryebashkiaku, Erion Veliaj.

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë do të drejtohet nga Elda Muçi, ndërsa Policia Bashkiake nga Toni Beni.

SPAK i sekuestron celularin Erinda Finos së APR dhe Tirana Parking, Begator Mane dhe tenderët e FAMSHËM me “flamur” nën hetim?

Në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, kurse drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit e ka marrë Blerta Dardha.

Tirana Parking do të drejtohet nga Flavio Barçi, ndërsa Kopshti Zoologjik nga Ervis Rrahmani i cili zëvendëson, Monika Lubonja.

Gjithashtu, janë ndryshuar edhe drejtorët e dy qendrave sociale, që nga sot drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku.

Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari.

Emrat e rinj

Policia Bashkiake – Toni Beni

Tirana Parking – Flavio Barçi

Kopshti Zoologjik – Ervis Rrahmani

Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri

RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari

Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga

Qendra Sociale “Strehëza” – Gentjana Lasku