Aurel Zarka ish-drejtues i prokurorisë së Vlorës është marrë i pandehur për akuzat e korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Ish-oficerja gjyqësore Erjona Daupaj akuzohet për korrupsion, ushtrim ndikimi dhe zbulim të akteve sekrete, avokati Radovan Cela nën akuzë për korrupsion e ushtrim ndikimi, ndërsa biznesmeni Astrit Vladi akuzohet për korrupsion.

Prokurori i Posacëm Klodian Braho iu ka njoftuar të pandehurve dhe avokatëve përfundimin e hetimeve dhe brenda 10 ditëve ata duhet të paraqesin argumentat e tyre.

Dosja Toyota Auris lidhet me sekuestrimin e 3.4 mln euro në Portin e Durrësit fshehur në makina që vinin nga Belgjika.

Paratë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të trafikut të drogës.