SPAK të hetojë dhe ONE Albania , me paratë e saj u financuan fushata kundër gazetarëve, si u shkatërrua tregu mediatik në shërbim të kryebashkiakut të Tiranës
Nga Gazeta Jonë
SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj familjes së Erion Veliajt, përfshirë edhe vëllanë e tij Arbër Veliaj, që ka në pronësi kompaninë e marketingut “Gogel Holdings”, e cila deri më tani ka menaxhuar buxhete gjigante reklamash, që i ka përdorur në formë presioni apo joshjeje ndaj mediave në shërbim të Veliajt.
Hetimi ka pak që ka nisur dhe ka të dhëna që prokurorët kanë zbuluar edhe një transfertë të majme nga Bullgaria për kompaninë “Gogel Holdings” të Arbër Veliajt duke e lidhur me inceneratorët, ndërsa SPAK publikoi më herët detaje nga hetimi i Veliajt duke theksuar se kryebashkiaku po hetohej për katër akuza. Por kjo nuk është çështje e këtij shkrimi, pasi hetimi vijon.
Ne po ndalemi mbi një krim tjetër, tepër të madh që i është bërë terrenit mediatik në Shqipëri siç është aktiviteti thuajse kriminal që ka patur kompania Gogel e Arbër Veliajt duke financuar me reklama mediat që i bëjnë fresk Veliajt dhe duke i çuar drejt vdekjes financiare ato pak media që guxojnë të mos i bëjnë fresk kryetarit, siç është edhe Gazeta Jonë.
Të dhënat tregojnë se “Gogel Holdings” ka patur buxhetin më të madh të reklamave pikërisht nga kompania One Albania, e cila i ka lënë dorë të lire Arbër Veliajt të shkatërrojë tregun mediatic në Shqipëri me paratë e tyre. Kështu, Arbër Veliaj, me paratë e One Albania, një pjesë e të cilave përfitoheshin pikërisht prej tenderëve të dyshimtë nga Bashkia e Tiranës, paguante mediat që të mbështesnin Veliajt dhe të sulmonin gazetarët apo kundërshtarët e tij politik, ndërsa ndërpristre çdo reklamë për ata që nuk i konsideronin të tyret.
Nga ana tjetër, ka mjaft raportime në media që tregojnë se si One Albania është mbështetur nëpërmjet tenderëve të dyshimtë për shërbime internet nga Bashkia e Tiranës.
Kështu, nga njëra anë Veliaj derdhte para publike në llogaritë e One Albania dhe nga ana tjetër, One Albania mbështeste Veliajn diuke financuar nëpërmjet “Gogel” të Arbër Veliajt, mediat që mbështesniin Veliajn.
Madje, paratë e One Albania kanë financuar portale, të cilat kanë denigruar publikisht gazetarë investigativë që kanë guxuar të flasin kundër Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës.
Rrjedhimisht, duke marrë në konsideratë këtë marrëdhënie korruptive, nëpërmjet transferimit të influencës dhe përdorimit të parave publike dhe private për të shkatërruar median në Shqipëri si edhe për të financuar denigrimin publik të gazetarëve, nisur edhe nga porosia e Altin Dumanit dhënë sëfundmi prokurorëve se duhet të lexojnë edhe lajmet e portaleve për të nisur hetimet ndaj mafies politike dhe krimit, SPAK duhet të verifikojë raportin mes kompanisë ONE Albania-Arbër Veliajt dhe Erion Veliajt.
Nuk mundet që të hetohet “Gogel” dhe të përjashtohet financuesi kryesor i aktivitetit malinj të saj, pikërisht kompania One Albania! /gazetajone