SPAK lëshoi dje 18 urdhër-arreste me burg, një urdhër-arrest shtëpie dhe dy masa “detyrim paraqitje”, nga të cilat vetëm disa janë ekzekutuar. Një prej urdhër arresteve ishte ndaj Sergej Hasanpapaj, i cili rezulton i arrestuar në vitin 2022 në Belgjikë për vrasjen e Bledar Muçës.
Më 25 tetor të këtij viti mediat spanjolle publikuan arrestimin në aeroportin e Manises në Valencia të një 43-vjecari shqiptar, sapo ai kishte zbritur nga një fluturim nga Tirana. Sipas mediave spanjolle, shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për dhënie informacioni për vrasjen e një shqiptari në Belgjikë në vitin 2022.
Mediat belge kanë zbuluar se bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D., i kërkuar për vrasje në Belgjikë. D. dyshohet se është përfshirë në likuidimin e bashkatdhetarit të tij Bledar Muça më 22 janar 2022 në Aartselaar. Muça rezulton i përfshirë në sagën e krimeve në Elbasan, si mik i familjes Çapja.
Sipas mediave spanjolle, Marsel D. dyshohet se u ka dhënë vrasësve informacione për Muçën. Ai u burgos në Spanjë në pritje të ekstradimit të tij të mundshëm drejt Belgjikës. Ndërkohë po sipas medias spanjolle, të paktën një i dyshuar është ende në burg në hetimin e vrasjes në Belgjikë. Bëhet fjalë pikërisht për Sergej Hasanpapaj, i cili u arrestua në pranverën e vitit 2022 në Belgjikë, ndaj të cilit dje SPAK lëshoi urdhër arresti. Një i afërm i këtij personi, sipas mediave belge, është dënuar tashmë në Shqipëri në vitin 2019 për një tentativë vrasjeje të Bledar Muçës dhe Florenc Çapjas.
Prokuroria publike në Antëerp nuk e komentuar arrestimin e ri në hetimin e vrasjes.
Dje, Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion në Elbasan, pas zbërthimeve të aplikacioneve Sky Ecc. Aksioni në Elbasan është zhvilluar për kapjen e Suel Çelës dhe goditjen e grupit të tij kriminal.
Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 18 urdhër-arreste me burg, një urdhër-arrest shtëpie dhe dy masa “detyrim paraqitje”. Vetëm disa prej tyre janë ekzekutuar.
Nga operacioni është arrestuar ish gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe është kontrolluar banesa e ish gjyqtarit tjetër Zihni Shahu. Masa arrest me burg është lëshuar edhe për Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës. Në pranga, në Milano ka rënë edhe biznesmeni Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili dyshohet se ka lidhje me Suel Çelën. Më poshtë janë emrat e personave, ndaj të cilëve është lëshuar masa e sigurisë. /gazetajone.com