Këto nuk janë shifra të ardhura nga ajri. Duke bërë llogaritjet e rastit zbulojmë se francezët bëjnë dashuri 137 herë në vit, kundrejt 108 që është mesatarja. Po pjesa tjetër e botës? Duhet kohë për të mos humbur ritmin. Ky është një ritëm i përditshëm, i thelluar më tej nga studiuesi Daniel Pink në librin “Shkenca e kohës”. Ai thotë se ka një kohë të saktë për të bërë gjithçka. Edhe seksi, është vetëm çështje kohe.
Sipas ekspertit të ritmit, Dr. Paul Kelley, koha e përkryer për të bërë seks është saktësisht ora 22:00 në mbrëmje. Arsyeja? Orgazma shkakton lëshimin e oksitocinës, hormoni i lidhur me humorin e qetë. Dhe ju flini shumë më mirë.
Po orët e tjera të ditës? Në 07.00 në mëngjes, thonë ekspertët, sepse motivimi është në rritje (në këtë kohë nivelet e testosteronit arrijnë kulmin tek gratë); 11:00 pika më e lartë për fuqitë analitike të trurit dhe emocionet pozitive janë në rritje. Në vend të këtyre parashikimeve duket se ora 14.00 e drekës është momenti më i trishtuar i ditës për të bërë seks: ndiheni të lodhur, sepse trupi po hyn në një fazë të pushimit pas pune.
Dhe nëse ka një kohë për gjithçka, cila është dita e përsosur për të bërë seks? Sipas një studimi të kryer nga ‘Superdrug’, një gjigant britanik i produkteve të bukurisë që mori në pyetje mbi dy mijë britanikë për këtë çështje dhe gjithçka u raportua më pas nga Daily Mail, momenti më i dashur i javës për seks është e diela. Dita më e urryer është e mërkura. Kështu që, duke e përmbledhur, seksi gjatë javës vlen vetëm në orën 22.00 të mbrëmjes ose pak minuta pas kësaj, ndërsa gjatë fundjavës ia vlen në çdo orë.