Vendi jonë është përfshirë nga një “stuhi” tërmetesh me epiqendër në zonën e Klosit.

Nga ora 20:30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06:36 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 7 tërmete.

Tërmetet kanë qenë të lehtë duke filluar nga 2 deri në 3.5 righter.

Lëkundjet janë ndjerë në Dibër dhe në Tiranë, por nga informacionet e marra, nuk kanë shkaktuar dëme.