Sulm kibernetik , Raiffeisen Bank gënjen klientët dhe thotë se po kryejnë punime në faqen Raiffeisen.al
Raiffeisen Bank Albania ka reaguar në faqen e Facebook-ut pas sulmit kibernetik të njoftuar nga hakerat e grupit NoName. Banka shkruan në rrjetin social Facebook se për momentin janë duke kryer punime në ëebsite-n e tyre dhe se i kërkojnë ndjesë klientëve për çdo pengesë që mund të kenë hasur.
Në fakt, pas verifikimeve të bëra rezulton se aktualisht faqja Raiffeisen.al nuk hapet, por bën redirect te faqja mëmë në Austri ku duket qartë se diçka nuk shkon me sistemin e Bankës Raiffeisen në Shqipëri.
Siç raportuam më herët, Raiffeisen Bank në Shqipëri është duke u përballur me probleme të shumta në aksesimin e faqes së saj Raiffeisen.al e cila për momentin nuk ofron shërbime.
Gazeta Jonë tentoi disa herë të futej në faqen e Raiffeisen Bank gjatë mesditës dhe pasditës së të premtes, datë 22 shtator, por ka qenë e pamundur. Në vend që të hapet Raiffeisen.al, faqja e bankës në Shqipëri ben redirect te faqja e bankës mëmë në Austri duke lënë pa shërbim dhjetëra mijëra klientë të saj.
Duket se gjithçka ka ardhur për shkak të një sulmi kibernetik të njoftuar nga hakerat rusë të grupit NoName, të cilët njoftuan sot se kishin sulmuar Raiffeisen Bank, Bankën e Bashkuar të Shqipërisë, Portin e Durrësit, faqen e qytetit të Tiranës, etj.
Sulm kibernetik , hakerat ndërhyrjnë në faqen e Raiffeisen Bank . A janë të sigurta llogaritë?
Sulme mund të ndodhin kudo, por pikëpyetja më e madhe është nëse janë apo jo të sigurta llogaritë e qytetarëve dhe çfarë dreqin bën AKSHI me domainet “.al”, të cilët goditen nga hakerat sikur të bëhet fjalë për lojëra fëmijësh.
Në kushtet e krijuara, është mirë që Raiffeisen Bank të dalë të sqarojë qytetarët dhe të mos mjaftohet me “spin” në rrjetet sociale se gjoja po bëjnë ndërhyrje teknike në faqe, pasi e ka marrë vesh e gjithë bota tashmë që janë nën një sulm kibernetik dhe sistemet duket se i kanë aq të dobta sa nuk mbajnë dot në këmbë një faqe ëebsite.
Le të shpresojmë se sulmi i hakerave ndaj Bankës të jetë kufizuar vetëm te faqja dhe jo sistemet e veprimit; kontrollit apo sigurisë , të cilët do të kompromentonin seriozisht të dhënat e klientëve të Raiffeisen Bank. /Gazeta Jonë