Numri i izraelitëve të vrarë ka shkuar në 300, ndërsa i palestinezëve në 256 pas sulmeve në Izrael.

Al Jazeera raporton se palestinezët u vranë në Rripin e rrethuar të Gazës. Ishin militantët e Hamasit që lëshuan mijëra raketa në drejtim të Izraelit në orët e para të mëngjesit të së shtunës dhe mësynë nga shumë drejtime duke kryer masakër mbi civilët dhe ushtarakët, duke regjistruar të paktën 250 viktima.

Qeveria e Izraelit tha se Hamasi filloi luftën, angazhoi ushtrinë dhe mblodhi rezervistët duke paralajmëruar një kundërofensivë të pashembullt, pasi sipas tyre, Hamasi hapi “portat e Ferrit”.

Hakmarrja ndaj Hamasit nuk vonoi. Një breshëri raketash goditën pozicionet e dyshuara të Hamasit në Gaza duke lënë pas të paktën 232 viktima dhe mijëra të plagosur.