Deputeti demokrat Saimir Korreshi i është drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali duke i kërkuar të lejojë Flamur Nokën të flasë nga foltorja.

Bela ka plan t’i hajë të gjithë pas Veliajt, dimri po vjen dhe për Spiropalin, Balla nis urgjent si agjent i PR i zv.kryeministres

Saimir Korreshi: O kryetare ka një gjë, s’mundet ta prishni, na jepni fjalën, ne nga Lushnja kemi edhe frikë kur na bërtet kështu. Mos na vono, jepi fjalën të mbarojë 3 minutëshin.

Elisa Spiropali: E mbaroi fjalën Noka. Ulu mos blloko foltoren!

Saimir Korreshi: Nuk është mirë kur i ndërpret opozitës fjalën, ne aq minuta kemi, apo ju kanë tërhequr veshin? /gazetajone