samir mane martin

SULMI/ Mijëra euro reklama harxhohen në Facebook dhe Instagram kundër Arlind Qorit pas skandalit me djalin e Samir Manes, Martin Mane

“Çdo gjë është e qartë, Sali Berisha dhe Arlind Qorri janë bashkë,” deklaron një video e shkurtër – e njohur në zhargonin e medias sociale si ‘reel’, e postuar në Instagram më 20 Janar, ditën kur Lëvizja Bashkë thirri një protestë përpara Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë për të kërkuar transparencë për tentativën e vetëvrasjes së punonjësit të policisë që arrestoi djalin e biznesmenit Samir Mane.

Postimi shoqërues i videos nënvizonte se Berisha dhe Qori – mbiemri i të cilit është me r të butë, janë dy fytyrat e së njëjtës monedhe dhe po e tallin publikun duke “i hedhur hi syve”.

Si ia hodhi burgut Martin Mane dhe pse portalet e financuara nga Samir Mane kanë nisur sulm të koordinuar ndaj Ilir Prodës

“Përdorin hallet tona për pushtet, na bëjnë të dalim në rrugë për interesat e tyre,” theksonte postimi, ndërsa bënte thirrje ndaj publikut të mos bjerë prehë e mashtrimit, ndërsa shtonte se “këta janë profesionistë të mashtrimit, jo të politikës.”

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është akoma disa muaj larg; megjithatë, në platformat e rrjeteve sociale komunikimet dhe reklamat politike që shenjestrojnë votuesit, brenda dhe jashtë vendit, janë shtuar.

Video e postuar kundër Arlind Qorit më 20 janar ishte vetëm një episod hapës i një fushate të mirëfilltë dezinformimi të nisur nga faqja anonime “Gënjejmë Bashkë‘ në Instagram.

Në 10 ditët e fundit, kjo faqje e themeluar në gusht 2024, e cila ka ndryshuar të paktën një herë emrin dhe ka vetëm 307 ndjekës, ka arritur më shumë se 86,157 shikime me të paktën 16 postime kundër Lëvizjes Bashkë dhe liderit të saj. Në të paktën një rast, ajo ka përdorur reklamë, e cila është fshirë nga Meta – kompania mëmë e Insgramit, për shkak se nuk ishte klasifikuar nga reklamuesi si reklamë politike.

SULMI/ Mijëra euro reklama harxhohen në Facebook dhe Instagram kundër Arlind Qorit pas skandalit me djalin e Samir Manes, Martin Mane
SULMI/ Mijëra euro reklama harxhohen në Facebook dhe Instagram kundër Arlind Qorit pas skandalit me djalin e Samir Manes, Martin Mane
Reklama e Gënjejmë Bashke, e cila u fshi nga Meta

Qori i tha BIRN se nuk mund ta thonte me siguri se kush qëndronte pas faqes dezinformuese, por ai theksoi se ajo kishte marrë për titull fyerjen që Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka shprehur kundër Lëvizjes BASHKË.

“Nuk di ta them me siguri se kush qëndron pas saj, por me siguri janë kundërshtarët tanë politikë ose oligarkët ekonomikë,” tha ai.

“Fakti që kjo faqe është krijuar pas thirrjes së protestave nga Lëvizja Bashkë për të kërkuar transparencë për rastin e policit Azbi Spahiu është domethënës,” shtoi Qori.

Protesta e 20 janarit u thirr nga Lëvizja Bashkë për të kërkuar transparencë nga Policia e Shtetit në lidhje me shkaqet e mundshme që shtynë në tentativë vetëvrasje policin Azbi Spahiu, i cili ishte përfshirë në arrestimin e djalit të biznesmenit Samir Mane.

Në postimet e saj, faqja e Instagramit “Gënjejmë Bashkë’, me të tjerash pretendon pa referuar fakte se, polici Azbi Spahiu ka nisur një procedim penal ndaj Qorit për organizimin e një mitingu të paligjshëm nën emrin e tij, dhe se ky i fundit ishte duke ngrënë dhe duke pirë me kolegët, ndërsa Lëvizja Bashkë protestonte përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë.

Faqet anonime si “Gënjejmë Bashkë’ njihen në internet si llogari ‘sock puppet’ [kukull me çorape], një llogari e rreme, identitet i rremë ose profil i fshehtë që përdoret për të manipuluar opinionin publik.

Kjo nuk është hera e parë që faqe anonime përdoren në rrjetet sociale për të shpërndarë dezinformim gjatë fushatave zgjedhore në Shqipëri.

Në zgjedhjet parlamentare të viti 2021, BIRN zbuloi se pesë faqje anonime në Facebook, bënë fushatë kundër opozitës duke regjistruar 51.44 milionë shikime nëpërmjet reklamave politike. Publikimi i këtyre të dhënave u shoqëruar me thirrje nga organizata që monitorojnë integritetin e zgjedhjeve për rregullim e reklamave të palëve të treta në media sociale.

Qori i tha BIRN se nuk e kishin raportuar faqen në platformën për shkelje të standardeve komunitare të Instagram për shpërndarje të lajmeve të rreme, sepse nga përvoja e mëparshme, me fushata sulmesh dhe shpifjesh kundër Lëvizjes Bashkë kanë kuptuar se raportimi i këtyre rasteve nuk sjell efektin e pritshëm.

“Sa herë qeveria dhe oligarkët ndjejnë efektet e opozitës parimore që bën Lëvizja Bashkë, dalin në sipërfaqe faqe dhe mesazhe të tilla,” tha ai, ndërsa shtoi se jemi të mësuar dhe të përgatitur për fushata dezinformuese.

“Gjithsesi, presim edhe më keq nga kundërshtarët tanë dhe mbetemi me parimin se e vërteta do të na bëjë të lirë të gjithëve,” përfundoi kryetari i Lëvizjes Bashkë. /BIRN