Shqipëria është kthyer në një kosh plehrash të produkte ve të skaduara nga Italia dhe Greqia, ku pronarët e supermarket eve, siç është rasti i Xhangolli – t blejnë me të lirë dhe ua shesin shqiptarëve sa “frengu pulën” për t’u helmuar më pas duke përfunduar në spital fillimisht dhe pastaj me padi në gjykatë.

Siç mëson “Gazeta Jonë”, pronarët e supermarket Xhangolli janë paditur nga një qytetare në gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë me akuzën e shkaktimit të dëmeve shëndetësore me dashje pasi u detyrua të shtrohej disa ditë në spital e helmuar nga produktet e blera në raftet e supermarket “Xhangollit”.

Supermarket Xhangolli paditet per produkte te skaduara pas helmimit te nje qytetareje

Historia nis muajin e kaluar kur qytetarja në fjalë blen disa produkte të paketuara në këtë supërmarket, por pas konsumimit ndjehet keq, me të vjella dhe diarre duke përfunduar fillimisht në urgjencën e QSUT dhe më pas e shtruar disa ditë në të njëjtin spital pas problemeve me sistemin gastrointenstinal.

Në lidhje me incidentin në fjalë u njoftua edhe AKU, por intitucioni i krimbur nga korrupsioni nuk bëri asgjë nisur edhe prej faktit se raftet e marketit u pastruan nga produktet e skaduara me datë të ndryshuar menjëherë pas njoftimit të incidentit.

Tani çështja ka kaluar në gjykatë dhe duket se supermarket “ Xhangolli” do të jetë i pari që do ta pësojë mes hajdutëve që po u shesin shqiptarëve produkte të skaduara dhe jashtë çdo standardi me çmime të frikshme. Ky nuk është rasti i parë kur ky rrjet supermarketesh kapet “mat” me produkte të skaduara. /GazetaJonë

IN ENGLISH

Albania has turned into a garbage can of expired products from Italy and Greece, where supermarket owners, as in the case of Xhangolli – buy cheap and sell to Albanians as much as “chicken chicken” to poison them later ending up in the hospital first and then with a lawsuit in court.

As “Gazeta Jonë” learns, the owners of the Xhangolli supermarket have been sued by a citizen in the Court of First Instance, Tirana on the charge of causing health damage on purpose after she was forced to be hospitalized for several days after being poisoned by the products bought on the shelves. of “Xhangolli” supermarket.

Supermarket Xhangolli is being sued for expired products after the poisoning of a citizen

The story begins last month when the citizen in question buys some packaged products in this supermarket, but after consumption she feels bad, with vomiting and diarrhea, ending up first in the emergency room of the Health and Medical Center and then hospitalized for a few days in the same hospital after problems with gastrointestinal system.

In relation to the said incident, the AKU was also notified, but the corruption-ridden institution did not do anything due to the fact that the market shelves were cleared of expired products with a changed date immediately after the notification of the incident.

Now the case has passed to the court and it seems that the “Xhangolli” supermarket will be the first to suffer it among the thieves who are selling expired and non-standard products to Albanians at terrible prices. This is not the first time that this supermarket chain has been caught with expired products.