Para 6 ditësh kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, lajmëroi hapjen e degës në qarkun e Lezhës dhe bashkë me të njoftonte një bashkëbisedim me qytetarë të Shkodrës që do të mbahej në 22 shtator.
Sipas njoftimit në faqen e tij në facebook, Lapaj shprehej se takimi do të mbahej pranë monumentit të viktimave të komunizmit.
“Hapet dhe dega e Lëvizjes Shqipëria Bëhet në qarkun Lezhë! Ecim! Në dt. 22 shtator, ora 17.00 shihemi në bashkëbisedimin e Shkodrës në sheshin pranë monumentit të viktimave të komunizmit” – u shpreh Lapaj.
Por takimi i paralajmëruar nga Lapaj nuk është zhvilluar ditën e diel, ose të paktën nuk ka asnjë postim në rrjetet sociale siç ndodh zakonisht me takime të tilla që publikohen në facebook. Madje nuk ka bërë asnjë njoftim për arsyen e mos mbajtjes të bashkëbisedimit.
Çfarë të ketë ndodhur vallë me takimin e Lapajt në Shkodër?! Nuk ka mundur të mbledh njerëz sa duhet apo ka arsye tjetër?
Një shpjegim e ka detyrë ta japë kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” për mbështetësit e tij.